Konjufca për tri kushtet e Kurtit ndaj Vuçiqit: Të arsyeshme, duhet t'u qëndrojmë - NACIONALE

Konjufca për tri kushtet e Kurtit ndaj Vuçiqit: Të arsyeshme, duhet t'u qëndrojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, referuar tri “garancioneve” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha t’i ketë kërkua në Bruksel në mënyrë që zbatimi i Marrëveshjes Bazike/Ohrit të mund të jetë e zbatushme në rend të parë, tha se “janë të arsyeshme” dhe “të gjitha instancat” shtetërore duhet të i’u përmbahen atyre.

Konjufca tha se Serbia nuk e zbaton marrëveshjen “pikërisht mbi bazën e mosnënshkrimit”, dy, që Radojçiqi vazhdon të jetë i lirë “porsikur të kishte shkelur ndonjë rregull trafiku”, dhe tre që letra e Ana Brnabiq “e zhvleftësoi” Marrëveshjen Bazike/Ohrit.

Serbia e ka marrë pozicionin që nuk i zbaton klauzolat e kësaj marrëveshje. Për Kosovën marrëveshja ishte arritje e mirë, anëtarësimi në organziata ndërkombëtare pa pengesë, po ashtu pakt mossulmimi nga shtetet...Serba nuk e ka nënshkruar, dhe mbi bazën e mosnëshkrimit nuk po e zbaton atë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme