Alarmon Avonet: Ministria e Shëndetësisë e orientuar në interesat e grupeve të caktuara - NACIONALE

Alarmon Avonet: Ministria e Shëndetësisë e orientuar në interesat e grupeve të caktuara

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka reaguar me një shkrim në Facebook ku ka thënë se shpreh shqetësimet e thella lidhur me gjendjen e brendshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ku janë identifikuar një mori shkelje të ligjeve dhe cenim i demokracisë.

Tutje ky rrjet i OJQ-ve thotë se ky institucion është i orientuar në interesat e individëve dhe grupeve të caktuara, duke mos respektuar dhe zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës.

Avonet, gjatë monitorimit dhe hulumtimit të Ministrisë së Shëndetësisë ka identifikuar një numër të madh të shkeljeve bazike të ligjeve dhe ka cenuar demokracinë, duke funksionuar në baza grupore dhe të orientuar në interesa të grupeve kriminale dhe nga kjo Avonet ka identifikuar se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë z. Naim Bardiqi me datën 20.10.2022, me nr 419/X/2022, ka nxjerr vendim për themelinin: “Formohet ekipi mbështetës për hartimn dhe finalizimin e Projektudhëzimit Administrativë – Për thjeshtëzimin, regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale të cilat nuk kanë parelele të regjistruara në Republikën e Kosovës”, ndërsa më pak se 20 orë është nxjerrur: “UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (SHËNDETËSI) NR. 01/2022 PËR THJESHTËSIMIN E PROCEDURAVE PER REGJISTRIMIN DHE IMPORTIN E PRODUKTEVE MEDICINALE QË NUK KANË PARALELE TË AUTORIZUARA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS” me datën 21.10.2022 e nënshkruar nga Dr. Dafina Gexha Bunjaku, U.D. Ministre e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Ky është reagimi i plot në Facebook.

Lajme të ngjashme