Akuzohet për spiunazh, Kosova shpallë “nongrata” rusen Asmalovan - NACIONALE

Akuzohet për spiunazh, Kosova shpallë “nongrata” rusen Asmalovan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje u arrestua rusja Daria Asmalovan, e cila është shpallur “nongrata” në Kosovë e disa vende të tjera.

Spiunja ruse e cila kamuflohet si gazetare, ra dje në duart e policisë së Kosovës, në pikë kalimin kufitar në veri, derisa po tentonte të hynte në Kosovë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije për shpalljen përson i padëshirueshëm, për rusen.

Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.

Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.” ka shkruar ministri Sveçla.

Lajme të ngjashme