Akuza të rënda nga dirigjenti i Elsa Lilës: Pagoi pesë mijë euro për mikrofonat - NACIONALE

Akuza të rënda nga dirigjenti i Elsa Lilës: Pagoi pesë mijë euro për mikrofonat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Enrico Melozzi, dirigjenti italian i Elsa Lilës, ka bërë një reagim, njëkohësisht edhe akuzë, të fuqishme pasi Albina dhe familja Kelmendi fituan të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Kënga e Elsa Lilës fitoi çmimin e parë në festivalin e RTSH-së të dhënë nga juria, por Albina shkoi për shkak se doli e para në votat e publikut.

“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruhet në reagimin e Melozzit.

Një tjetër që reagoi dhe ngriti dyshime për fitoren e Albinës, ishte modelja Kristina Baki, e cila aludoi në dyshime për vlefshmërinë e votave të publikut përmes SMS.

“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Melozzi, në një reagim të gjërë e të gjatë, ku shprehu frustrimin dhe manipulimet potenciale të fituesit, përmendi edhe publikun nga Kosova, i cili - sipas tij - erdhi "në kurriz të grupit vokal në fjalë".

Shikoni më poshtë reagimin e plotë.

Lajme të ngjashme