Aktori për gjestin e Pecit: "Me pas kanë kohë fushate e kish ulë n'prehën" - NACIONALE

Aktori për gjestin e Pecit: "Me pas kanë kohë fushate e kish ulë n'prehën"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, ku shihet një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë, duke kërkuar lëmoshë në një kafe dhe në tavolinën e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ka nxitur reagime të shumta.

Ministri Peci po kritikohet për mos-reagim ndaj veprimit të tmerrshëm që u bë nga ana e kamarierit në këtë kafiteri.

Për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani.

Zogjani në Facebook, ka shkruar se nëse do të ishin zgjedhjet, ministri Peci vajzën e vogël do ta kishte ulur në prehër.

Cka bene i forti, t'ligit i mbetet vec me u qudite! Me pelqen gjakftohetesia e z.Peci! Ps: me pas kane kohe fushate e kish ule n'prehen..”, ka shkruar ai.

Ndryshe për rastin ka reaguar vetë ministri Peci. Peci skandalizoi me reagimin e tij pasi akuzoi të tjerët se po tentojnë ta njëllosin teksa u distancua.

Peci në Facebook ka thënë se nuk mund të mbahet përgjegjës për ndonjë veprim që ndodh në lokal ku ka qëlluar rastësisht.

Në anë tjetër, Deputeti Fridon Lala ka thënë se Prokuroria ka nisur hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur

Lajme të ngjashme