Aktori i njohur i dëshpëruar me sistemin e shëndetësisë kosovare - NACIONALE

Aktori i njohur i dëshpëruar me sistemin e shëndetësisë kosovare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori i njohur kosovar Ardian Morina ka shprehur pakënaqësitë e tij me sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Duke shpërndarë shkrimin e Gazetës Nacionale, Morina ka thënë se në vend që të blihen barna e penj kirurgjikal, Ministria e Shëndetësisë blen tepihë në vlerën e 10 mijë eurove.

“Në spitalin e Gjilanit s’ka as penj kirurgjikal e lëre më barna Pacientet dhe kufomat barten me duar shkallëve sepse 2 ashensorët nuk punojnë me muaj Ministria blen tepihë 10 mijë euro?! Kjo është shëndetësia, ky është ndryshimi, kjo është Kosova 2022”, ka shkruar Morina.

E Nacioanle pak minuta më parë ka publikuar shkrimin ku vihen në pah mungesat në spital duke u nsiur nga infrastruktura e deri tek medikamentet e penjtë.

Lajme të ngjashme