Aktivisti socialist pas sulmit ndaj Jasharajt: Basha, përfaqësuesi më dinjitoz në Kuvend i “It’s my home”
Aktivisti social-demokrat (PSD) Bardh Ahmeti, ka ofenduar deputetin Dimal Basha pasi ky i fundit sulmoi verbalisht kryesindikalistin Rrahman Jasharaj.
Ahmeti e ka quajtur Bashën “përfaqësuesi më dinjitoz në Kuvend i “It’s my home”.
“It’s my home” është një emision argëtues me personazhe që janë kritikuar në debatin publik.
Ndërkohë, Bashës para disa ditësh i doli një dëftesë shkollore në të cilën shfaqeshin shumë nota të dobëta.
Basha sot u paraqit pas një mungese më shumë se tetëditore.
