Aktivisti socialist dyshon për pazare: Zv.ministri që u emërua sot u tërhoq nga gara për kryetar të LVV-së në Prishtinë
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar pas emërimit të Arbër Vokrrit si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ahmeti përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vokrri u tërhoq nga gara për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, pas takimit me Kurtin.
Për këtë të fundit, thotë se i ka premtuar pozitën e zëvendësministrit, në këmbim të tërheqjes nga gara.
“Kjo eshte fryma e Vetevendosjes sot: e interesgjive, pazareve e pozitave”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Pazari zbulohet per 3 jave. Arber Vokrri eshte terheqe nga gara per kryetar te Prishtines, pas takimit me Kurtin ne zyren e tij, ku kryeministri i ka premtu poziten e zv.ministrit ne kembim te terheqjes nga gara. Kjo eshte fryma e Vetevendosjes sot: e interesgjive, pazareve e pozitave.