Aktivisti socialdemokrat: I madh e i vogël në VV po e shajnë KFOR-in
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka thënë se zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje po e shajnë misionin e KFOR-it, sikur ata të jenë gati të shkojnë për t’i larguar barrikadat në veri.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar, duke thënë se “po ju vjen keq prej KFOR-it”.
“I madh e i vogel ne Vetevendosje jane tu e sha KFOR-in, per punen e barikadave ne Mitrovice. Ta merr mendja qe keta jane gati me shku me i largu barikadat, vec po ju vjen keq prej KFOR-it. Hajdi djem e vajza, a jeni qeveri e nje shteti SOVRAN a jo?” – ka shkruar tutje ai.
Vlen të theksohet, se Nacionale në vazhdimësi ka raportuar për sulmet e eksponentëve të partisë në pushtet ndaj KFOR-it, sidomos atyre nga Shqipëria.
Hysamedin Feraj, Dejona Mihali e Elvis Hoxha, janë vetëm disa prej këtyre zyrtarëve, që së fundi, kanë pasur deklarata kundër misionit të NATO-s.
