Aktivisti pretendon se Albin Kurti e Bujar Dugolli janë "simptomë e deformuar" e protestave të 1997-s - NACIONALE

Aktivisti pretendon se Albin Kurti e Bujar Dugolli janë "simptomë e deformuar" e protestave të 1997-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala ka thënë se 25 vite pas protestës së 1 tetorit të vitit 1997, ka tregues të qartë se në procese historike, simptoma deformohet.

Shala përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se argument më i mirë për këtë, janë Albin Kurti e Bujar Dugolli.

“1 tetori i vitit 1997, i pare sot 25 vite mbrapa, eshte treguesi me i qarte i asaj qe ne procese historike ndodh rendom, qysh simptoma deformohet. Nga Albini e Dugolli i 97-es me keta qe jane sot, eshte argumenti me i mire”, ka shkruar ai.

Në një ceremoni shtetërore, sot gjatë ditës është kujtuar 25 vjetori i protestës së studentëve, e cila vlerësohet si një nga momentet e thyerjes së apatisë së kohës.

Kryeministri Albin Kurti, që atëbotë ishte në mesin e organizatorëve, shkroi për këtë ngjarje, duke thënë se 1 tetori ktheu dinjitetin.

Lajme të ngjashme