Aktivisti nga Mitrovica: Kryeministër, a është Arbërie Nagavci analfabete funskionale? - NACIONALE

Aktivisti nga Mitrovica: Kryeministër, a është Arbërie Nagavci analfabete funskionale?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besart Peci, activist nga Mitrovica e Jugut, ka shtruar një pyetje publike në Facebook për shefin e ekzekutivit, Albin Kurtin.

Ai e ka pyetur Kurtin nëse Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është analfabete funskionale.

“Pyetje për kryeministrin: Arbërie Nagavci a osht analfabete funksionale?”, është pyetja që Peci ia ka shtruar kryeministrit Kurti.

Kujtojmë që sot Kurti tha se 3/4 e nxënësve janë analfabetë, duke ngjallur shumë reagime nga opozita e shoqëria civile.

Madje, analisti Shkodran Ramadani e cilësoi si ofendimin më të rëndë që një kryeministër ua ka bërë ndonjëherë qytetarëve të Kosovëa.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar kryeministrit të kërkojë falje për këto deklarata.

Lajme të ngjashme