Aktivisti nga Mitrovica: Kam shpresu që qeveria bën diçka për punëtorët, zero hapa
Aktivisti i shoqërisë civile nga Mitrovica, Besart Peci, përmës një statusi në Facebook shprehet i zhgenjyer me qasjen e qevrisë Kurti në raport me gjendjen e punëtorëve në Kosovë, veçanarisht asaj të sektorit të ndërtimitarisë.
Peci thotë se kishte shpresuar se kjo qeveri do të bëjë diçka për punëtorët e vdekur e të lënduar.
“Sot qenka rrëzu edhe një punëtor i ndërtimtarisë në vendin e tij të punës. Shteti kurrë s’i ka prekë korporatat e ndërtimit. Për dënime as mos të flasim. Kom shpresu që kjo qeveri do të bëjë diç për punëtorët e vdekur, e të lënduar nëpër vendet e tyre të punës. Zero hapa! ZERO!”, ka shkruar Peci.
Kujtojmë që Vetëvendosje në fushatë kishte premtuar edhe pesëfishim të inspektorëve të punës, mirëpo deri tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, përderisa rastet e vdekjeve në punë në Kosovë vazhdojnë të jenë të pranishme.