Aktivisti i VV-së “rehatohet” në një pozitë të rëndësishme në Komunën e Kamenicës - NACIONALE

Aktivisti i VV-së “rehatohet” në një pozitë të rëndësishme në Komunën e Kamenicës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Bunjaku, aktivist i VV-së, tashmë është “rehatuar” në një pozitë në Komunën e Kamenicës, që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i VV-së.

Bunjaku, që shihet në fotografi me Rahimajn dhe deputeten e VV-së Arta Bajralija, është zgjedhur përmes konkursit të hapur në pozitën e zyrtarit kryesor financiar të ndërmarrjes publike lokale “Dardana”.

Në dokumentin e siguruar nga Nacionale, Bunjaku ka marrë 83 pikë, ndërsa kundërkandidatja e tij, Shqipe Zubaku ka arritur t’i mbledhë 65 pikë në këtë konkurs.

Përveç fotografive me kryetarin e Komunës së Kamenicës e deputeten e VV-së, Bunjaku ka edhe fotografi me Bajram Mavriqin, kryetarin e degës së VV-së në Kamenicë, shkruan Nacionale.

Lajme të ngjashme