Aktivisti i VV-së, i dënuar me një vit e gjysmë burgim, hedh mbeturina para Komunës së Prishtinës - NACIONALE

Aktivisti i VV-së, i dënuar me një vit e gjysmë burgim, hedh mbeturina para Komunës së Prishtinës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës.

Aktivistët e VV-së në hyrje të objektit kanë vendosur thasë me mbeturina, në shenjë proteste për gjendjen me mbeturinat në kryeqytet.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së në Komunën e Prishtinës, ka thënë se përmes këtij aksioni kanë tentuar të tërheqin vëmendjen për gjendjen e mbeturinave në kryeqytet.

“Ky aksion simbolik shpërfaq një problematikë jashtëzakonisht shqetësuese në Komunën e Prishtinës. Problemi i mbeturinave nuk ka qenë kurrë në historinë e kryeqytetit në këtë nivel kaq alarmant. Shumica e lagjeve të Prishtinës janë shndërruar pothuajse në deponi mbeturinash. Prandaj sot me këtë aksion simbolik erdhëm t’ia kujtojmë zotëri Rama problemin kryesor pothuajse që e ka kryeqyteti, përveç shumë e shumë problemeve të tjera me të cilat përballen çdo ditë qytetarët. Zotëri Rama, në vend se të ishte kryetar i Komunës së kryeqytetit, është shndërruar në një vegël të Partisë Demokratike, i cili përveçse ia ka ndarë shumicën e drejtorive në komunë Partisë Demokratike të Kosovës, edhe po i shërben vazhdimisht agjendave të saj dhe ka harruar kështu të merret me pozicionin që i takon e të merret me problemet e Prishtinës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme