Aktivisti i PSD-së pyet LVV: Pse po i mban në pushtet “shkatërruesit” e shtetit
Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti ka reaguar përsëri për videon e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën i fajësoi të gjitha partitë opozitare për “shkatërrimin e vendit”.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka kritikuar Qeverinë që po e mban sekretar të ministrisë së shëndëtësisë, Naim Bardiqin, siç thotë ai, “të vendosur nga PDK”.
“Pushteti po na perserit cdo dite qe qeverisjet e kaluara e kane shkaterru Kosoven. Ne anen tjeter mban per sekretar te ministrise se shendetesise Naim Bardiqin, te vendosur aty nga PDK. Ky i fundit i ka percjelle dy ministra te emeruar nga Kurti”, ka shkruar Ahmeti.
“Shiheni kabinetin qeveritar. 15 ministri, 3 zv.kryeministra, ndersa prej tyre vetem 3 jane aktiviste te Vetevendosjes”, ka vazhduar më tej ai.
Në vazhdim, ai thotë se 14 deputetë të partisë në pushtet kanë qenë pjesë e partive opozitare, që LVV i ka akuzuar për shkatërrimin e vendit.
"Se paku 14 deputete te VV-se kane qene pjese e ketyre partive qe po thojne se e kane shkaterru Kosoven. Keta tash s'jane shkaterrues te shtetit; i ka riciklu mjeshter Kurti. Edhe te tjere do ti ricikloj sapo t'i nenshtrohen mjeshtrit", ka thënë ai.
Postimi i tij i plotë:
Pushteti po na perserit cdo dite qe qeverisjet e kaluara e kane shkaterru Kosoven. Ne anen tjeter mban per sekretar te...
Posted by Bardh Ahmeti on Saturday, October 8, 2022