Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim me kontrata pune për kinse në baza të ushtrisë amerikane
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur akakuzë ndaj tre personave për “Mashtrim”, dy burra dhe një grua. Të akuzuarit thuhet se kishin mashtuar viktimat se do t’i siguronin me kontrata pune në baza ushtarake amerikane, shpjegohet në akakuzë.
Sipas akakuzës ka të akuzuarit N.L. dhe K.H. kanë perfitar rreth 80 mijë euro nga vitkimat.
“Të dëmtuarit i’a dorëzojnë qoftë me para të gatshme apo përmes transfereve bankare dhe pavarësisht që të njëjtit presin me muaj të tërë, kontratat e punës nuk arrin të i siguroj asnjëherë, si dhe të hollat nuk u’a kthen”, shkruan në kumtesë.
N.L sipas akakuzës është ndimuar nga gruaja e tij K.L. ku dyshihet se ka takuar viktimat derisa N.L. nuk gjendej në Kosovë, dhe ka pranuar 3 mijë deri në 6 mijë euro. Këto të holla ajo I ka depozitar në llogarinë bankare të bashëshortit të saj.