Aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte - NACIONALE

Aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj Z.P.

Të njëjtin e akuzon se ka marrrë pjesë në vrasje, plagosje, dëbim masiv dhe plaçkitje të qytetarëve civilë shqiptarë.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim.

Z.P., ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë se i pandehuri është në arrati.

Lajme të ngjashme