Aktakuzë ndaj gjashtë ish zyrtarëve në Istog
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të Istogut, për 21 vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit.
Në njoftimin e kësaj prokurorie thuhet se nga provat e grumbulluara gjatë një hetimi 1 vjeçar është krijuar dyshimi se 6 të pandehurit, prej të cilëve 3 ish drejtor të drejtorisë për planifikim urban dhe 3 të tjerë zyrtarë komunalë, me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në njëzetenjë (21) raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
Për të pandehurit është kërkuar të shpallen fajtorë dhe t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve në shërbimin publik.