Aktakuza e dytë ndaj Thaçit: Javën tjetër mbahet konferenca për ecurinë e çështjes - NACIONALE

Aktakuza e dytë ndaj Thaçit: Javën tjetër mbahet konferenca për ecurinë e çështjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi me 6 dhjetor një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.

Ata akuzohen për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Konferenca e parë për ecurinë e çështjes do të mbahet të martën e javës së ardhshme.

Mbetet të shihet nëse Thaçi dhe Smakaj do të deklarohen për fajësinë.

Lajme të ngjashme