Aksioni kundër fajdes në Gjakovë – 5 të arrestuar, 2 në arrati, konfiskohen 16 vetura, armë e para - NACIONALE

Aksioni kundër fajdes në Gjakovë – 5 të arrestuar, 2 në arrati, konfiskohen 16 vetura, armë e para

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksion i urdhëruar nga Prokuroria e Gjakovës, e zgjoi këtë qytet qysh në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm.

Në këtë aksion, i cili ishte i shpërndarë në 10 lokacione, do të arrestoheshin 5 persona, e do të konfiskoheshin 16 vetura, para e armë.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Gjakovës, Enis Gashi në një konferencë për media ka bër të ditur bilancin e këtij aksioni.

“Pas sigurimit të provave të nevojshme dhe pas një hartimi të një plani operativ, sot në ora 6:00 të mëngjesit është realizuar bastisja në disa shtëpi dhe lokacione të ndryshme. Kjo bastisje është zhvilluar ndaj shtatë të pandehurve në 10 lokacione. Pesë të pandehur janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë na arrati”.

Ndërsa hetuesi rajonal i Policisë, Bekim Avdijaj, ka treguar se gjatë bastisjeve janë siguruar edhe prova materiale.

“Pas pranimit të informatës, sektori rajonal i hetimeve ka zhvilluar hetimet. Sot me datë 18 është zbatuar urdhri i lëshuar nga prokuroria në 10 lokacione.

“Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”.

Gjithashtu gjatë konferencës u bë e ditur se të gjithë të pandehurit kishin pasur të kaluar kriminale.

Lajme të ngjashme