Aksioni i PSD-së kundër kapjes së RTK-së, Ironzion Olluri: Mef Bajqinovci po i rrah fizikisht anëtarët e bordit - NACIONALE

Aksioni i PSD-së kundër kapjes së RTK-së, Ironzion Olluri: Mef Bajqinovci po i rrah fizikisht anëtarët e bordit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti Parim Olluri përmes një postimi në Facebook ka irnozuar me aksionin e PSD-së përmes të cilit është protestuar kundër kapjes se Televizionin Publik të Kosovës nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Olluri fillimisht pyeti se si është e mundur që një figurë publike si Nol Nushi të futet brenda studios ku po transmetoheshin lajmet qendrore të televizionit.

Më tej ai shtoi se në kërkim të kësaj përgjigje mund të jetë anëtari i VV-së, Mefail Bajqinovci.

Kujtojmë që lajmet qendrore në Televizionin Publik të Kosovës, janë penguar nga Partia Social Demokrate, e cila ka protestuar me pankarta në duar.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pamje nga futja e aktivistit, Nol Nushi me një pankartë në duar në të cilën shkruhej 'Televizioni i Kurtit', pas emërimit të Rilind Gërvalles në krye të RTK, i cili për disa vite ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme