Aksioni i policisë kundër fajdexhive, çfarë ndodhi dje në Kosovë? - NACIONALE

Aksioni i policisë kundër fajdexhive, çfarë ndodhi dje në Kosovë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasditën e së mërkurës, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor pas një hetimi disa mujor me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës kanë realizuar një aksion të cilin e titulluan me emrin “TOTO”.

Aksioni u zhvillua në disa rajone të vendit dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Por, cilat ishin rezultatet e këtij aksioni të policisë?

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë”, ka njoftuar policia.Sipas njoftimit, pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë.

Lajme të ngjashme