Aksion në Suharekë, Policia gjen marihuanë, kokainë dhe armë - NACIONALE

Aksion në Suharekë, Policia gjen marihuanë, kokainë dhe armë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia ka bërë të ditur se ka realizuar një kontroll në Suharekë, ku janë gjetur narkotikë, armë dhe mjete të rrezikshme.

Policia bëri të ditur se kontrolli është kryer “në shtëpinë ku banonte i dyshuari L.Sh., në Suharekë”.

Gjatë aksionit, autoritetet thanë se “janë gjetur dhe sekuestruar rreth 178.72 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.91 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë”. Po ashtu, sipas Policisë, “janë sekuestruar edhe një armë zjarri automatike (dyshohet me gas) e markës BLOW/SWAT pa numër serik me një karikator, 16 fishekë të kalibrit 9 mm, një rrotull foli alumini dhe një telefon mobil”.

Në njoftim thuhet se “gjatë kontrollit janë gjetur edhe katër shishe të përgatitura në mënyrë artizanale, të dyshuara se përmbanin lëndë djegëse me mekanizëm ndezës”, ndërsa për trajtimin e tyre “në vendngjarje është thirrur njësia EOD, e cila i ka tërhequr ato për trajtim dhe asgjësim të sigurt”.

Lajme të ngjashme