Aksion i shkëlqyer nga PSG, realizon Messi
Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi vazhdon me formën e shkëlqyer, ku sapo ka shënuar ndaj Lyon.
Pas një aksioni të shpejtë, argjentinasi ka kaluar PSG-në në epërsi me një goditje të bukur nga afërsia (5').
Njëkohësisht është goli i katërt për këtë edicion, derisa numëron edhe shtatë asistime në Ligue 1.