Aksidentohet treni me kamionetën në Pejë
Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një tren ka goditur kamionetën në Zahaq të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencë.
“Akisdenti ka ndodhur rreth orës 10. Treni ka goditur një kamionetë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme”, tha Gashi.