Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Deçan - NACIONALE

Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Deçan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është aksidentuar një veturë e KFOR-it në fshatin Lebushë të Deçanit.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës nga drejtoria rajonale e Pejës, Fadil Gashi ka bëtë të ditur se vetura e KFOR-it e ka devijuar rrugën, mirëpo nuk ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Lebushë të Deçanit. Ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë parë se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar.” - ka thënë Gashi.

Ditë më parë, një veturë e KFOR-it është aksidentuar në rrugën Pejë-Prishtinë, ku një ushtarë italian ka mbetur i vdekur.

Lajme të ngjashme