Aksidentohet një kosovar me motor në Shëngjin
Një aksident i rëndë, ka ndodhur mbrëmë në orën 23:45 në rrugën kryesore të Shëngjinit.
Kosovari i cili po drejtonte motorin, ka humbur kontrollin e është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e kësaj i njejti, ka përfunduar në trotuar, raporton Ora Neës.
30 vjeçari nga Kosova, i cili po kalonte pushimet në Shëngjin, me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore.