Aksidentohen dy autoblinda të Njësive Speciale afër Ujmanit në Veri - NACIONALE

Aksidentohen dy autoblinda të Njësive Speciale afër Ujmanit në Veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy autoblinda të Njësive Speciale të Kosovës, janë aksidentuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit në veriun e vendit.

Aksidentin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale, Branislav Radoviq, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut.

"Ka ndodhur një aksident trafiku në zonën e Gazivodës, me dëme materiale. 2 autoblinda të Policisë së Kosovës, ngjyrë të kaltër. Nuk ka të lënduar", ka thënë Radoviq për Nacionalen.

Lëvizje më të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në veriun e vendit ditëve të fundit.

Kjo pasi është afruar data 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masën e reciprocitetit në dokumente dhe targa.

Lajme të ngjashme