Aksidenti në Ranillugë ku humben jetën dy vajza, dalin pamjet e momentit të aksidentit - NACIONALE

Aksidenti në Ranillugë ku humben jetën dy vajza, dalin pamjet e momentit të aksidentit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje rreth aksidentit të djeshëm në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut, ku kanë humbur jetën dy vajza.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Fsh. Hodanc, Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Për me tepër, disa media kanë publikuar edhe videon e momentit të aksidentit.

Lajme të ngjashme