Aksidenti në Rahovec: I vdekur është daja i deputetit Visar Korenica
Aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën Xërxë- Rahovec, ku i vdekur mbeti një person, është daja i deputetit të Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Lajmin e ka bërë të ditur vet deputeti në llogarinë e tij, ku ka shkruar se në këtë aksident ka ndërruar jetë daja.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai e kemi kthimin!
Sot paradite në një aksident trafiku ndërroi jetë daja im, haxhi Ramadani, i biri i haxhi Qamilit.
Allahu e faltë dhe e mëshiroftë!
Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë pas kryerjes së obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”.