Aksidenti në Bresje: Vdes njëri nga të lënduarit
Njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi para dy ditësh në Bresje, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Njoftimi:
Lidhur me rastin raportohet se me 11.12.2023 viktima mashkull kosovar/këmbësor, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.