Aksidenti në autostradë: Tetë të lënduar kërkuan ndihmë në QKUK - NACIONALE

Aksidenti në autostradë: Tetë të lënduar kërkuan ndihmë në QKUK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe janë lënduar disa persona.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klan Kosova ka bërë të ditur se tetë persona të lënduar nga ky aksident kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.

Tutje, ai është shprehur se tashmë shtatë prej tyre janë liruar dhe njëri është duke marrë ende trajtim.

Lajme të ngjashme