Aksidenti i rëndë në Polac: Vdes 33-vjeçari që ishte shofer i veturës
Nacionale dje ka raportuar për një aksident të rëndë në fshatin Polac të Skënderajt.
Fillimisht u raportua për disa persona të lënduar. Kurse mbrëmë, njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhëënsi i Policisë, Avni Zahiti.
“Mbrëmë rreth orës 22:00 është raportuar se si pasojë e plagëve ka vdekur në QKUK shoferi i veturës rreth 33-vjeçar”, ka thënë ai.
