Aksident zinxhiror në Dollc të Klinës – përfshihen tri vetura, katër të lënduar
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dollc të komunës së Klinës.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Ai ka bërë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.