Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, një person i lënduar - NACIONALE

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, një person i lënduar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person. I lënduari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar në Klinë, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia.

Lajme të ngjashme