Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Pejë, 7 të lënduar - NACIONALE

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Pejë, 7 të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth orës 14:00 në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku 7 persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Për Nacionale, këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.

Lajme të ngjashme