Aksident trafiku në Ferizaj, dy person dërgohen në Emergjencë
Një aksident I rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt, shkruan Nacionale.
Si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Veseli ka bërë të ditur se në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara, ku shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rruge, kështu duke goditur automjetet që ishin të parkuara.