Aksident trafiku në Deçan, përfshihen dy vetura dhe një kamion - NACIONALE

Aksident trafiku në Deçan, përfshihen dy vetura dhe një kamion

4 javë më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në pasditen e sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës, 15:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugen ” Luan Haradinaj”, në Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova për Express

Lajme të ngjashme