Aksident në Prishtinë, vetura godet dy kalimtarë - NACIONALE

Aksident në Prishtinë, vetura godet dy kalimtarë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e së shtunës pasi u goditën nga një veturë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë”. “Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana për Klankosova.tv.

Lajme të ngjashme