Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, ku janë lënduar tre persona.
Lajmi është konfirmuar nga Arlinda Rexhepi, zëdhënëse e policisë, e cila i ka thënë Klan Kosovës se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një automjet.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse" - ka thënë ajo.