Aksident në rrugën Pejë-Klinë, vetura përfundon jashtë udhe
Një veturë dhe një kamion janë aksidentuar në hyrje të fshatit Kliçinë të Komunës së Pejës.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura ka përfunduar jashtë rrugës dhe se janë shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu në pamje shihet se Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky aksident.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione më shumë nga ky aksident, por deri në publikimin e këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.