Aksident në Prizren, një 34 vjeçar goditet për vdekje nga vetura - NACIONALE

Aksident në Prizren, një 34 vjeçar goditet për vdekje nga vetura

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 18.03.2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, sipas mjekëve kujdestarë. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeçar”.

Sipas Bytyqit, bazuar në të dhënat fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga D.D., mashkull rreth 24 vjeç.

“Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeçar. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi ndalet për 48 orë”, thuhet në konfirmim.

Lajme të ngjashme