Aksident në Prishtinë, lëndohet një person
Pasditen e sotme në Prishtinë është shënuar një aksident i rëndë trafiku, ku u përfshinë tri automjete dhe një këmbësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu”.
Sipas policisë, në këtë aksident njëra nga veturat ishte në lëvizje, ndërsa dy të tjera ishin të parkuara.
‘‘Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor’’, është thënë në përgjigjen e Policisë.
Po ashtu, lidhur me aksidentin, njëra nga veturat ka qenë në lëvizje, kurse dy të tjera kanë qenë të parkuara.” – njoftoi Policia.