Aksident në Nabërgjan të Pejës, vdes një person dhe lëndohen 4 të tjerë
Një person ka humbur jetën dhe katër janë lënduar pas një aksidenti në Nabërgjan të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
"Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona janë lënduar" - ka deklaruar Gashi për Klan Kosova.
Ai ka shtuar se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e njësisë së trafikut.