Aksident në Nabërgjan të Klinës, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nabërgjan të komunës së Klinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.
I lënduari është transportuar menjëherë në repartin e Emergjencës për të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm.
“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, deklaroi Gashi.