Aksident në Livoç të Gjilanit, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë - NACIONALE

Aksident në Livoç të Gjilanit, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy motoçikleta – raportohet se tre persona janë lënduar në akdient. Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Sipas raportit të mjekëve, njëri nga të lënduarit është sjellë pa shenja jete”,

“Dy të lënduarit e tjerë me lëndime trupore, njëri është transportuar për në QKUK, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në Spitalin e Gjilanit”, ka thënë për klan kosova zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lajme të ngjashme