Aksident në Kishnicë – vetura përfundon në kanal
Në fshatin Kishnic të komunën e Graçanicës, është raportuar për një aksident trafiku, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë siguruar nga Indeksonline, ndërsa rrethanat që çuan deri te aksidenti ende nuk janë të qarta.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky incident, ndërsa Nacionale. ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për më shumë informacion, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e lajmit.