Aksident në Keqekollë, një i vdekur, 14 të lënduar
Një aksident në mes një veture dhe autobusi ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë në rajonin e Prishtinës për Klan Kosovën.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.