Aksident në Hajvali të Prishtinës, humbë jetën një njëvjeçar
Një njëvjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hajvali të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha më tek se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmim për Nacionalen.+