Aksident në Greme të Ferizajt, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksident në Greme të Ferizajt, lëndohen dy persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Greme të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 22:16, dhe në të u përfshinë dy vetura me targa vendore.

Sipas policisë, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Në ora 22:16 në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, në mes të dy automjeteve me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga vozitës me kombësi shqiptare”.

“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Përveç dëmeve materiale, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona, të cilët pas pranimit të ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, janë liruar për trajtim në shtëpi”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Lajme të ngjashme